Në shtator të vitit 1962 u hap për herë të parë shkolla e mesme e përgjithshme në qytetin e Fushë Krujës. Klasa e parë filloi mësimin në godinën e vjetër të qytetit së bashku me shkollën 7 – vjeçare (në një local të veçantë) dhe mbante emrin e heroit kombëtar “Qemal Stafa”.
Me rritjen e numrit të nxënësve, në vitin shkollor 1969 – 70 shkolla e mesme ndahet nga shkolla 8 – vjeçare (Riorganizimi nga sistemi 7 – vjeçar në atë 8 – vjeçar filloi me klasën e pestë në vitin shkollor 1963 – 6. R.Limanaj). Një vit më pas, shkolla e mesme bashkohet përsëri me shkollën 8 – vjeçare për shkak të numrit të vogël të nxënësve që vazhdonin shkollën e mesme në atë vit (Numri i nxënësve në atë vit ishte më pak se 250).
Qe nga viti 1971 shkolla u nda nga shkolla fillore e më pas vazhdoi mësimin si e ndarë si shkollë e mesme e përgjithshme me emrin e heroinës kosovare “Shote Galica”, emër të cilin e mban edhe sot. Si shkollë e re kishte mangësi të shumta në bazën materiale por edhe përvoja pedagogjike e stafit.
Drejtori i parë i shkollës ishte Stefan Bulo, një mësues letërsie, ku gjatë dy viteve të drejtimit të shkollës prej tij ndihmoi shumë në përparimin e performancës së shkollës si të stafit por dhe organizimit.
Nga gjimnazi “Shote Galica” , gjatë këtyre 59 viteve, kanë kaluar shumë nxënës ku shumë prej tyre kanë ndjekur arsimin professional dhe universitar, ku më vonë kanë punuar në detyra dhe profesione të ndryshme anë e kënd vendit.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm 30 nxënës, një lehtësues dhe një mësuese. Aktiviteti filloi me një brainstorming për lidershipin, më pas vijuam me shpjegimin e lidershipit dhe tipet e lidershpit, nën udhëheqjen e mësueses. Brenda aktivitetit ishin organizuar edhe lojëra në lidhje me team leader-in i cili do të udhëhiqte skuadrën e tij duke konkurruar me grupin tjetër.
Të rinjtë u ndanë në 2 skuadra (skuadra e kuqe dhe skuadra blu).
Lojërat e zhviluara: 1. Loja me gota; 2. Loja me tullumbace; 3. Vizatim i lirë i një lideri (secila skuadër ishte e lirë të vizatonte një lider/udhëheqës); 4. Loja “Kalimi i topit”
Benardi është në përfundim të studimeve Bachelor në Sociologji, në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Angazhimi i tij në shoqërinë civile fillon kur ai ishte 16 vjeç. Benardi u bashkua me një iniciativë nga një organizatë, Porta Rome për Integrim, për të ndihmuar fëmijët romë që ishin në situatë rruge dhe kishin braktisur shkollën. Nga një vit angazhim, ai u vlerësua disa herë nga kjo organizatë për korrektësinë dhe aftësitë e tij. Ai ka marrë pjesë në fushata të ndryshme sensibilizuese, angazhimi i tij ka të bëjë me të drejtat e pakicave, arsimimin, çështjet e të rinjve dhe më specifikisht me advokimin në ato çështje. Benardi ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme për të rinjtë. Gjithashtu, ai është angazhuar në dy projekte rreth gjithëpërfshirjes së të rinjve siç është projekti "Advokuesit e rinj për shërbime cilësore dhe gjithëpërfshirëse" (2018 - 2019) nga Instituti i Kulturës Romane në Shqipëri dhe "Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm kundër ekstremizmit me dhunë përmes model - Shkolla si Qendër Komunitare ”projekti nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (2019 - 2020). Ai aktualisht mban pozicionin e lehtësuesit të projektit dhe menaxhimit të logjistikës në organizatën Porta Rome për Integrim ku filloi angazhimin e tij në shoqërinë civile, ku përfaqëson organizatën në konferenca të ndryshme. Prej Shtatorit 2020, Benardi është zgjedhur si Ambasador i Ri Evropian nga WeBalkans, pjesë e Programit Rajonal të Komunikimit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
Plani i veprimtarive në kuadër të shkollës si Qendër Komunitare.
Lexo të plotë planin e aktiviteteve Kliko Këtu