Gjimnazi “Oso Kuka” e nisi rrugëtimin e tij në shtator të vitit 1983. Në vitin e parë, shkolla kishte vetëm gjashtë klasa.


Ky gjimnaz vazhdon t’i sigurojë nxënësve një zhvillim dinjitoz të programit mësimor i cili shërben per përgatitjen e mijëra nxënësve per studime në universitet. Këtë e tregon rritja e numrit të nxënësve ndër vite dhe kërkesa e lartë për të qenë pjesë e kësaj shkolle.


E nisi rrugëtimin e saj si një shkollë e vogël, me 6 klasa, por, sot gjimnazi “Oso Kuka” numëron 19 klasa ku mësojnë 650 nxënës, me rezultate shumë të mira, sidomos në maturën shtetërore. Gjimnazi “Oso Kuka” është renditur brenda 4 viteve 2 herë në vendin e shtatë për rezultate të larta në maturën shtetërore.


Në 2016 në gjimnazin “Oso Kuka” u vendos edhe bilingue franceze. Falë punës dhe kontributit të mësueseve u arrit të bëhej labelizimi i saj. Për më tepër, qeveria e nxënësve në bashkëpunim me mësuesit dhe komunitetin bëjnë shumë punë të mira në shërbim të edukimit qytetar. 


Synimi i shkollës është të këtë bashkëpunim frytdhënës mes komunitetit dhe shkollës. Shkolla është vendi ku nxënësit edukohen, dhe komuniteti sheh të ardhmen e qytetit.


Nxënësit e shkollës bëhen zë i fuqishëm për shume problematika si: Të drejtat e Njeriut; Të folurit në publik; Debati konstruktiv; Ruajtja e Mjedisit, etj.

TOP