Në Bulqizën e minatorëve rreth 40 vite më parë, në 1980 u hap gjimnazi i përgjithshëm që do të mblidhte të rinjtë e "Grykës së Madhe", me qëllimin madhor të shpërndante dijen dhe të edukonte brezat. Por kjo godinë ka shërbyer edhe më përpara këtij viti si nje hallkë e rëndësishme për profesionizimin e të rinjve në degën e minierës dhe më pas të agronomisë. Me hapjen e dyerve si gjimnaz i përgjithshëm në vitin shkollor 1980-1981, u ndërtua një staf pedagogjik i shkëlqyer, i cili do t’u plotësonte të rinjve nevojën për dije. Edhe pse u krijua një gjimnaz i përgjithshëm, shkolla profesionale vazhdoi punën e saj në të njëjtën godinë deri në vitin 1989.

Dija po transmetohej në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të rinjtë nga qyteti e fshatrat për rreth po shtoheshin çdo vit e më shumë. Kushtet në të cilat mësimi zhvillohej ishin nga më të mirat e kohës. Si një tempull i ri i arsimit, shkolla i dha frymëmarrje dhe gjalleri rinisë së qytetit. Gjimnazi nuk ndaloi në asnjë moment çuarjen përpara të synimit të tij, arsimimin. Në vitin 2018 këtij gjimnazi ju vendos emri "Arbëria".

Gjimnazi "Arbëria" është një institucion me traditë ku rritja e cilësisë së shërbimit, dhe në veçanti përsosja e nivelit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor arrihet nëpërmjet komunikimeve të vazhdueshme dhe të frytshme me nxënësit dhe prindërit. Stafi pedagogjik në misionin e tij të rëndësishëm ka treguar vlera dhe profesionalizëm.

Dija, etika dhe profesionalizmi janë parakusht në arritjen e sukseseve të këtij gjimnazi. 

Markeljan Kurti

Koordinator

Markeljan ka përfunduar studimet për gjeografi dhe Master Profesional në Mësuesi në Gjeografi. Ai ka përfunduar me sukses kursin ʺOficer i sigurisë në shkollaʺ dhe arriti të fitonte me anë të rezultateve mundësinë e përzgjedhies së vendit të punës. Ai shprehet se "zgjodha Gjimnazin ʺArbëriaʺ, aty ku punoj edhe aktualisht. MASR dhe MB në bashkëpunim edhe me organizata të tjera joqeveritare na ka mundësuar trajnime me tema nga më të ndryshmet për fushatat e ndërgjegjësimit në shkolla, identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave, rëndësinë e bashkëpunimit me stafin e shkollës, policinë, komunitetin, dhe rritjen profesjonale të oficerëve të sigurisë". Ai punon fort dhe me përgjegjshmëri për të arritur objektivat e vendosura dhe për të përmbushur qëllimin që IDM ka për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm nëpërmjet modelit ‘‘Shkolla Qendër Komunitareʺ.

TOP