Gjimnazi Manëz
Në shatorin e vitit 1969, në shkollën 8-vjeçare Manëz ku aktualisht sot është shkolla 9-vjeçare Manëz-fshat u hapën 2-klasa të shkollës së mesme pa shkëputje nga puna (njëra gjimnaz me 24 nxënës dhe tjetra gjeologji-minierë me 20 nxënës) dhe shkolla mori emrin “Shkolla e mesme e bashkuar Manëz” me drejtor z.Musa Lala.
- Në shtator të vitit 1974-1975 u hap edhe profili bujqësor pa shkëputje nga puna me 25 nxënës.
- Në shtator të vitit 1979-1980 u hap profile bujqësor me shkëputje nga puna me 28 nxënës.
- Në shtator të vitit 1987 u hap profili i mesëm i përgjithshëm me shkëputje nga puna me 36 nxënës.
- Në 14 tetor të vitit 1987 u përurua godina e re e shkollës së mesme Manëz.
- Në shtator të vitit 1988 u shkëput shkolla e mesme nga arsimi 8-vjeçar duke krijuar drejtori më vehte me drejtor z. Zyber Sallaku.
Numri i nxënësve të kësaj shkolle ka ardhur në rritje. Shumë nxënës nga kjo shkollë kanë mbaruar shkollën e lartë, janë bërë kuadro, drejtues, pushtetarë locale e qëndrorë, deputetë etj. Aktualisht kjo shkollë ka 11 klasa me 388 nxënës me 1-drejtor, 1-zv.drejtor, 1-sekretare e 16- mësues të tjerë.