Numri  i  nxënësve  të  kësaj  shkolle  ka  ardhur  në  rritje. Shumë  nxënës  nga  kjo  shkollë  kanë  mbaruar shkollën  e lartë, janë bërë  kuadro, drejtues, pushtetarë lokal dhe qëndrorë, deputetë etj. Aktualisht  kjo shkollë  ka  11 klasa  me  388  nxënës  me  1-drejtor, 1-zv.drejtor, 1-sekretare dhe 16- mësues të tjerë.
 
Kjo shkolle eshte eshte hapur fillimisht ne vitin 1969-70, klasa e pare kishte 35 nxenes me drejtorin e pare Zyber Sallaku i cili drejtonte edhe shkollen 8 vjecare te zones se quajtur Manze miniere. Ne vitet 1986 numri i nxenesve te shkolles u rrit me 16 here. Ne vitet 2006 numri i nxenesve te shkolles ishte 560.
 
Aktualisht ne kete shkolle japin mesim 15 mesues dhe mesojne 235 nxenes. Gjate gjithe kohes kjo shkolle ka luajtur nje rol kyc ne formimin e personaliteteve te nxenesve, edukimin e vlerave te qendrueshme morale e qytetare, plotesimin dhe nxitjen e kuriozitetit shkencor te tyre.
 
Breza te ndryshem te nxenesve kane ndjekur studimet e larta brenda dhe jashte vendit duke plotesuar synimet e veta personale dhe kane vene profesionalizmin e tyre ne ndihme te komunitetit ku punojne si imazheriste, infermiere, juriste e avokate, specialist IT, mesues si edhe specialist ne letersi, muzike, pikture dhe modeling.

Xhesika Koka

Koordinatore

Xhesika eshte koordinatore e tri gjimnazeve "16 Shtatori" Shijak, Gjimnazi "Manëz" dhe "Dom Nikollë Kaçorri" Durrës. Ka mbaruar studimet bachelor për Histori dhe master shkencor për "Gjeopolitike dhe sitemet e sigurisë", në Universitetin"Aleksandër Moisiu" Durrës me rezultate të larta, e renditur si studentja e dytë më e mirë në nivelin master shkencor pranë fakultetit të shkencave politike- juridike. Prej 5 vitesh zbaton projekte të ndryshme me shoqërinë civile në terren. Përgjatë këtyre viteve ka qenë aktiviste ne qytete të ndryshme si Durrësi, Shijaku e Tirana, ku në fokus kanë qenë tematika të ndryshme si mbështetja e të rinjve, barazia gjinore, mbrojtja e të drejtave të konsumatorit etj. Në vitin 2018, me përkrahjen e “Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim” IDM, bëri të mundur hapjen e OJF-së së parë në Shijak të quajtur EULEUS, ku Xhesika u zgjodh koordinatore e OJF-së dhe si përfaqësuese e EULEUS në programin IVLP SCP Albania në SHBA. Një mundësi e tillë shërbeu si një praktikë duke nxitur më shumë dëshirën e të punuarit fortë. Xhesika është aktualisht jam pjesë e këshillit bashkiak në Bashkinë e Shijakut dhe kryetare e Alenaces së grave dhe vajzave të Këshillit Bashkiak Shijak ku në fokus është barazia gjinore dhe fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në qytetin e Shijakut.

Plani i aktiviteteve për vitin shkollor 2019-2020

 

TOP