Shkolla Qendër Komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë (SHQK)
SHQK synon zhvillimin cilësor të shkollës dhe aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve si qytetarë të gatshëm dhe të aftë për të kontribuar në komunitetet e tyre. Shkolla Ime është një faqe elektronike që ka për qëllim informimin e publikut rreth aktiviteteve që zhvillohen në Shqipëri në kuadër të modelit Shkolla Qendër Komunitare (SHQK). Njihuni me historikun e krijimit të modelit SHQK në Shqipëri.
Historiku SHQK
Mars 2014
Themelimi
Miratohen standardet e Shkollës si Qendër Komunitare nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë.
Në vijim
World Vision zbaton SHQK në 31 shkolla – Dibër, Durrës, Elbasan, Librazhd, Korçë, Shkodër dhe Tiranë.
2015-2016
UNICEF zbaton SHQK në 12 shkolla – Berat, Durrës dhe Korçë.
2015-2016
Terre des Hommes zbaton SHQK në 10 shkolla – Durrës, Fier, Elbasan, Korçë, dhe Tiranë.
2015-2016
Peace Corps zbaton SHQK në 6 shkolla – Elbasan, Gramsh, Kuçovë, Pukë, Sarandë, Shkodër.
2015-2016
Këshilli i Evropës zbaton SHQK në 6 shkolla – Kolonjë, Korçë, Shkodër, Tiranë, Tropojë, Vlorë.
2015-2016
Save the Children zbaton SHQK në 3 shkolla – Elbasan, Korçë, Mat.
2015-2016
Anëtarët e Kabinetit Qeveritar zbatojnë SHQK në 9 shkolla – Dibër, Durrës, Korçë, Shkodër, Tiranë.
2015-2016
Komuniteti vendor mbështet SHQK në 19 shkolla – Bulqizë, Gramsh, Kurbin, Librazhd, Malësi e Madhe, Pukë, Shkodër dhe Tiranë.
Tetor 2017
IDM Albania zhvillon modelin SHQK për gjimnazin "Tomorr Sinani" në Cërrik dhe për gjimnazin "Zihni Magani" në Peqin.
Korrik 2019
IDM zhvillon modelin SHQK në gjimnazin "Ibrahim Rugova" në Kamëz.
Tetor 2019
IDM zhvillon modelin SHQK në Krujë, Fushë-Krujë, Vorë, Kashar, Shijak, Durrës, Manëz dhe Peqin.
2020