BASHKIA

Bashkia është një nga partnerët kryesorë të nismës Shkolla Qendër Komunitare, me një rol të pazëvendësueshëm në suksesin e kësaj nisme.

Përmes rolit si administrator publik dhe përgjegjës për të ofruar shërbime sa më cilësore, ajo ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe sigurinë e komunitetit. Nëpërmjet programeve sociale, edukative, rinore dhe ekonomike, bashkia mbështet kohezionin social dhe ndihmon në parandalimin e formave të ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm.

Roli në rritje i bashkisë në mbështetje të këtij partneriteti vendor është shumë i rëndësishëm për:

  • Promovimin dhe mbështetjen ndaj shkollës dhe komunitetit rreth saj për një jetë sa më cilësore dhe edukim më të mirë të të rinjve,

  • Përfshirjen e plotë në hartimin e planit vjetor të shkollës qendër komunitare dhe ofrimin e mbështetjes me çdo mjet që mundet për realizimin e tij,

  • Lehtësimin e komunikimit me bizneset e zonës dhe krijimin e hapësirave të përshtatshme për ngritje kapacitetesh dhe përfshirje të të rinjve në programet e praktikave të punësimit,

  • Hartimin dhe zbatimin e një plani veprimi për forcimin e aftësive ripërtëritëse të komuniteteve dhe të sigurisë së tyre.

Bashkitë dhe Njësitë Administrative pjesë e projektit "Shkolla Ime"

TOP