Ndertesa e pare shkollore i perket vitit 1941 dhe u ndertua nga Lik Toptani.Ne vitin 1942 ishin 24 nxenes ne skolle.Ne vitin 1943 shkolla bombardohet nga italianet. Ne vitin 1946 rihapet shkolla fillore me 33 nxenes. Ne 1950 hapet klasa 5 e arsimit 7 vjecar. Ne 1951 hapet shkolla 7 vjecare me 81 nxenes.Ne vitin shkollor 1960-61 hapen shkolla fillore ne Bathore dhe Valias dhe prandaj largohen nga shkolla 143 nxenes.

Viti 1961-1962 ishte viti i pare kur ne Kamez u be kalimi nga arsimi 7 vjecar ne ate 11 vjecar. Ate vit , klasa e pare e gjimnazit pati 18 nxenes , prej tyre 13 konviktore . Drejtori i parë i shkollës ishte Z.Isuf Murthi. Ne vitin 1965 u diplomuan maturantet e pare. Ne vitin 2001-2002 filloi me nje paralele dhe shkolla profesionale biznes agrar.

Ne vitin 2002-2003, perveç nxenesve me kohe te plote, vazhdonin mesimin me korespondence 1587 nxenes. Ish -nxenes te shkolles, tashme persona publike:

Mimoza Picari, Klodjana Lala (gazetare), Eglantina Xhaja, Brikena Xhaja, Adela Kulla (pedagoge), Brunilda Mehmeti, Elda Guri, Dorjan Fishti (ekonomiste), Esmeralda Zaimi, Sosjana Baja (mjeke).

Me 4.11.2005 teknikumi bujqesor shkeputet nga shkolla e mesme e pergjithshme. Ne vitin 2010 ndertohet godina e re per gjimnazin i cili ne 2006 kishte marre emrin " Ibrahim Rugova ", por vazhdonte te funksiononte ne te njejten godine me 9 vjecaren. Per shkak te numrit te madh te nxenesve, kjo shkolle prej shume vitesh ka punuar me dy ose tre turne.

Gentjan Hajdari

Koordinator

Gentjani koordinon shkollën Isa Boletini në Vorë, gjimnazin Ibrahim Rugova në Kamëz, gjimnazin Sadik Stavileci në Kashar. Prej 13 vitesh është angazhuar si aktivist në shoqërinë civile. Ai ka nisur aktivizmin në komunitetin në të cilin bën pjesë, në Vorë, duke zhvilluar një sërë aktivitetesh për fëmijët dhe të rinjtë e zonës. Puna e tij në komunitet ka qenë e lidhur ngushtë me të rinjtë, në zhvillimin dhe fuqizimin e tyre. Duke ditur vështirësitë që të rinjtë në Shqipëri, sidomos në zonat rurale, hasin në gjetjen e hapësirave për aktualizimin e tyre si individë, Genti ka promovuar modele pozitive sesi të rinjtë t’i japin formë botës që i rrethon përmes angazhimit në punë komunitare, testimit të ideve të reja dhe përfshirjes në qeverisjen lokale. Ka drejtuar dhe themeluar 2 qendra komunitare në zona rurale me qëllim rritjen e ndjenjës komunitare te të rinjtë dhe promovimin e vullnetarizmit te ta. Gjithashtu në vitin 2016 ka iniciuar dhe themeluar Bordin Rinor Këshillimor Vorë, një strukturë rinore përfaqësuese e zërit të rinjve në Bashkinë e Vorës. Kjo strukturë rinore është mjaft aktive dhe sot duke u angazhuar në vendimmarrjen lokale dhe duke mundësuar një sërë aktivitetesh rinore për të rinjtë e zonës, ku për herë të parë në këtë zonë u zhvillua një kampionat volejbolli për 128 vajza si dhe u hap një qendër rinore për ta. Prej vitit 2016 puna e tij përvec se në nivel lokal pranë organizatës “Youth for Social Changes” ka qenë e lidhur dhe me projektet ndërkombëtare të programit Erasmus+ ku ka krijuar ura bashkëpunimi dhe integrimi mes të rinjve në Shqipëri dhe bashkëmoshatarëve të tyre nga Europa. Gjithashtu nisur nga 2021 është bërë anëtar i Këshillit Rinor Kombëtar ku adresoj problematikat e të rinjve në nivel qendror dhe advokoj për më shumë aktivitete dhe hapësira rinore.

PLANI VJETOR I SHKOLLËS SË MESME “IBRAHIM RUGOVA”, KAMËZ 2019

“PËRTEJ KUFIJVE TË SHKOLLËS DREJT NJË KOMUNITETI TË QËNDRUESHËM”

STANDARDET DHE OBJEKTIVAT SPECIFIKË

STANDARDI 1- SIGURIMI I MIRËQENIES SOCIALE, EMOCIONALE DHE SHËNDETËSORE TË NXËNËSVE

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla, bashkëpunon me prindërit dhe partnerë të tjerë të komunitetit për të njohur, adresuar dhe përmbushur nevojat fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve dhe për të garantuar zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Ato, së bashku, ofrojnë programe (që përfshijnë veprimtari fizike, e sportive, programe për të ushqyerin e shëndetshëm, veprimtari kulturore etj.,) të cilat kontribuojnë në përmirësimin e arritjeve të nxënësve dhe të klimës në shkollë.

Objektivat specifikë:

  • Mbështetje dhe zhvillim social, emocional dhe shëndetësor për nxënësit e shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, Kamëz
  • Ndërtim i mekanizmave të referimit në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
  • Ofrim i mjediseve të sigurta të të nxënit, të cilat garantojnë mirëqënien fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve

STANDARDI 2- ANGAZHIM DHE ZHVILLIM I KOMUNITETIT

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla ofron shërbime që shërbejnë për zhvillimin e komunitetit, dhe komuniteti është pjesë përbërëse e aktiviteteve që organizon shkollë. Në këtë mënyrë nuk përfton vetëm komuniteti nga shkolla por dhe shkolla bashkëpunon me komunitetin për rritjen dhe përmirësimin e rezultateve për nxënësit.

Objektivat specifikë:

  • Pjesëmarrje aktive e prindërve në vendimmarrjen në shkollë dhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme
  • Zhvillim i kurseve profesionale, aktiviteteve dhe trajnimeve për komunitetin, të rinjtë dhe grupet vulnerabël.
  • Sigurim i kapaciteteve të duhura njerëzore dhe kushteve të duhura fizike për të siguruar zbatimin e aktiviteteve në kuadër të SHQK

STANDARDI 3: VENDIMMARRJA E PËRBASHKËT

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Prindërit, komuniteti dhe stafi i shkollës janë partnerë të rëndësishëm dhe të barabartë në vendimmarrjet që ndikojnë në cilësinë e shkollës dhe arritjet e nxënësve. Ata së bashku mund të informojnë, ndikojnë dhe krijojnë politika, praktika dhe programe në dobi të suksesit të nxënësve.

Objektiva specifikë

  • Hartim i planeve strategjike dhe vjetore të shkollës me përfshirjen e prindërve, komunitetit dhe institucioneve shtetërove vendore.
  • Informim i shpeshtë i komunitetit, dhe institucioneve vendore mbi shërbimet dhe aktivitetet që ofron institucioni arsimor.

STANDARDI 4: GJITHËPËRFSHIRJA DHE RESPEKTIMI I DIVERSITETIT

PËRSHKRIMI I STANDARDIT: Shkolla u siguron të gjithë fëmijëve të drejtën themelore për arsim dhe mundësi të barabarta pa dallim të origjinës, identitetit kulturor, gjuhës, aftësive apo rrethanave ekonomike, respektim të vlerave shoqërore si dhe të bashkëjetesës në shoqëri.

Objektiva specifikë:

  • Mësuesit, prindërit dhe aktorë të tjerë të komunitetit sigurojnë që shkolla ofron trajtim të barabartë, me dinjitet dhe respekt ndaj çdo nxënësi.
  • Ofrim i mundësive të barabarta për t’u regjistruar në shkollë, për ta ndjekur dhe përfunduar atë.
  • Ndërtim i programeve dhe zbatim i projekteve të vazhdueshme që nxisin gjithëpërfshirjen dhe diversitetin.

Lexo të plotë planin e aktiviteteve Kliko Këtu

TOP