Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi Punësimi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

“Isa Boletini” Vorë

Thursday, 16 January 2020 by IDM Albania

Viti shkollor 1967-1970 shënoi shtrirjen e plotë të arsimimit 8-vjeçar në fshatrat që përfshinte lokaliteti i Vorës. Kjo shtrirje krijonte kushte të favorshme për arsimim të mëtejshëm ndaj lindi nevoja për domosdoshmërinë e hapjes së shkollës së mesme për nxënësit që përfundonin klasat e (VIII) që pajiseshin me dëftesë lirimi nga shkollat 8-vjeqare. Në këtë situatë në shtator 1970 nisi viti i parë i shkollës së mesme të arsimimit të përgjithshëm në Vorë.

Shkolla e mesme Vorë shërbeu për arsimimin e mëtejshëm të nxënësve që mbaruan klasën e (VIII)  në shkollat 8-vjeçare Vorë, Marikaj, Gërdec, Gjokaj, Marqinet, Muçaj por edhe fshatrat fqinjë si: Fush-Prezë, Gjec-Kodër, Ahmetaç, Bërxullë, Kashar. Viti shkollor 1970-1971 nisi me 27 nxënës. Në këto vite në fshat preferohej arsimimi profesional pedagogjik, mjekësor, mekanik, ekonomik, ngaçë me kryrjen e këtyre shkollave siguroheshin profesione që në atë kohë ishin shumë të nevojshme.

Viti shkollor 1971-72 solli ndryshim në përmbajtjen e kësaj shkolle. Dega e arsimit të përgjithshëm u mbyll, pasi u dha orientimi që nëpër fshatra të hapeshin shkolla të mesme të bashkuara. Kështu krahas vitit të II që ishte gjimnaz i përgjithshëm nisi viti i I me profil bujqësor.

Në vitin shkollor 1986-87 u bë e mundur shkëputja e nxënësve të ciklit 8-vjeçar duke krijuar drejtori të vecantë. Këtë vit shkollor d.m.th pas 15 vitësh, në shkollën e mesme, krahas klasave me profil bujqësor, rifilloi arsimi me profil të përgjithshëm (gjimnaz) më një paralël. Më arsimin bujqësor dhe një paralel të profilit të përgjithshëm u punua deri në vitin shkollor 1994-95. Këtë vit në shkollë filloi zbatimi i plotë i programit të arsimit të përgjithshëm.

Viti shkollor 2005-2006 solli rikonstruksionin e godinës së shkollës. Ndërtesa 2-katshe u bë 3-katshe duke iu shtuar 9 dhoma mësimi. Me 25 maj 2006 bëhet përurimi.

Kjo shkollë ka qënë dhe mbetet burimi kryesor për vazhdimin e arsimit të lartë nga banorët e kësaj treve. Edukimi patriotik-atdhetar i nxënësve ka qënë dhe mbetet një fushë tjetër e rëndësishme e veprimtarisë të kësaj shkolle. Gjatë periudhës 39 vjeçare, 1970-2009 kanë përfunduar shkollën e mesme Vorë dhe janë pajisur me dëftesë pjekurie 1442 nxënës, nga këto 934 (64.8%) në arsimin e mesëm bujqësor dhe 508 (35.2%) në arsimin e përgjithshëm. Nga këto mbi 150 vetë  (mbi 11%) kanë kryer arsimin e lartë në fakultete të ndryshme.

Read more
  • Published in 2.Shkolla “Isa Boletini” Vore
No Comments

Recent Posts

  • 10 hapa si të vendosni për karrierën tuaj

    Këshilla për të rinjtë që janë në dilemë për të...
  • Fuqizimi i komunitetit në bashkinë Kamëz përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare

    Në datën 28 Janar 2021, Instituti për Demokraci...
  • Drejt një komuniteti të qëndrueshëm përmes modelin shkolla qendër komunitare

    Ju prezantojmë me videon përmbyllëse të projekt...
  • Fushatë Sensibilizuese

    E nisim vitin 2021 me një fushatë sensibilizues...
  • Shkolla “Arif Halil Sula” Mamurras

    Ne kete post do te perfshijme …...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP